Foshnja 4–muajshe është ngrënë për vdekje nga minjtë në shtëpi, pasi e ëma 18-vjeçare e la vetëm për të shkuar në një lokal nate.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Acolman, Meksikë, ku Lizbeth Jeronima Fuentes Munguia shkoi në një festë duke e lënë vajzën vetëm në shtëpi.

Kur ajo mbërrin në shtëpi në orët e para të mëngjesit të së martës, e gjeti vajzën të masakruar, me fytyrë, gishta dhe kraharor të ngrënë nga minjtë.

Mamaja e foshnjës tha në polici se gjyshja e vajzës supozohej të kujdesej për të. Lajmi tronditës është përcjellë nga mbarë mediet e huaja, të cilat raportojnë se 18-vjeçarja së bashku me mamanë e saj janë arrestuar, të akuzuara për neglizhencë.

S.L.