“Old Trafford” ka probleme me minjtë dhe kjo nuk është diçka e re. Stadiumit të Mançester Junajtid i janë theksuar më parë problemet me higjienën. Në sfidën e fundit mes Junajtid dhe Sauthempton, minjtë morën vëmendjen e tyre. Tifozët i filmuan në fushë dhe në tribuna.
“A e keni parë sulmuesin tonë të ri?” dhe “Ky është lojtari i 12-të i Junajtid”, këto janë përshkrimet në dy prej postimeve me… minj. Junajtid fitoi 3-1 përballë Sauthempton. Këtë sezon nuk po bëjnë dhe aq mirë, ndërsa klubi duhet të shqetësohet dhe për praninë e minjve.