01 janar 2015 –  Fëmija i parë i lindur në vitin 2015 në Shqipëri, është një djalë që erdhi në jetë pak sekonda pas orës 00.00 të datës 1 janar. Djali dhe nëna e tij (në foto) iu gëzuan ardhjes në jetë në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë.

Fëmija i përket një familjeje nga qyteti i Tepelenës. Ai lindi rreth 4 kilogramë e 100 gramë, me parametra normalë dhe bashkë me nënën gëzojnë shëndet të plotë. Sa i takon emrit, familjarët shprehen se ende nuk e kanë menduar se si do ta quajnë atë. Familjarët thonë se foshnja e lindur sot në mëngjes është fëmija i tretë i familjes.