Belind Këlliçi pritet të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit ditën e sotme, pasi do të hyjë në garë për Bashkinë e Tiranës.
Pak para lamtumirës nga posti i deputetit, Këlliçi, ka bërë një postim në facebook, ku thekson se do të largohet ashtu siç hyre, me faqen e bardhë dhe i vetëdijshëm për atë që qytetarët prisnin prej tij.
![](https://albeu.com/wp-content/uploads/2023/03/a-416-255x300.jpg)
Postimi i Këlliçit:
Minutat e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.
Do të dal sot nga kjo sallë ashtu siç hyra në ditën e betimit, me faqen e bardhë dhe i vetëdijshëm për atë që prisni nga unë.
Pas pak, fjalimi i përshëndetjes.