Në ambientet e hollit të Muzeut Kombëtar miq dhe të afërm i japin lamtumirën e fundit aktorit të njohur Mirush Kabashi.
Homazhet kanë nisur që prej orës 10 të paradites dhe do të vijojnë deri në orën 13:00.
Kolegët e tij e kujtojnë si një aktor mjaft të përkushtuar, që rrezatonte mirësi dhe rolet i luante në perfeksion.
Luftar Paja: Do ta kujtoj për talentin e tij shumëdimensional. Siç kishte emrin ashtu rrezatonte dhe mirësi. Prehu në paqe!
Ylljet Aliçka: Ai të gjitha rolet i qante, Mirushi qe mjeshtër.
Zhani Ciko: I kam njohur vlerat e mëdha të Mirushit.
Arti shqiptar u zgjua mëngjesin e djeshëm me një lajm tejet të hidhur. “Artisti i Kombit”, Mirush Kabashi, ndërroi jetë pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Mirush Kabashi, një yll i papërsëritshëm i kinematografisë shqiptare, u shua në moshën 75-vjeçare.