Në ambientet e hollit të Muzeut Kombëtar miq dhe të afërm i japin lamtumirën e fundit aktorit të njohur Mirush Kabashi.

Homazhet kanë nisur që prej orës 10 të paradites dhe do të vijojnë deri në orën 13:00.

Kolegët e tij e kujtojnë si një aktor mjaft të përkushtuar, që rrezatonte mirësi dhe rolet i luante në perfeksion.

Luftar Paja: Do ta kujtoj për talentin e tij shumëdimensional. Siç kishte emrin ashtu rrezatonte dhe mirësi. Prehu në paqe!

Ylljet Aliçka: Ai të gjitha rolet i qante, Mirushi qe mjeshtër.

Zhani Ciko: I kam njohur vlerat e mëdha të Mirushit.

Arti shqiptar u zgjua mëngjesin e djeshëm me një lajm tejet të hidhur. “Artisti i Kombit”, Mirush Kabashi, ndërroi jetë pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Mirush Kabashi, një yll i papërsëritshëm i kinematografisë shqiptare, u shua në moshën 75-vjeçare.