7 shkurt 2015 –  Shkenca tregon pse është e pamundur që djemtë dhe vajzat të jenë “vetëm miq”. Është një nga ato pyetjet e lashta që përndjekin një djalë apo një vajzë: a ekziston miqësia mes një djali dhe një vajze, apo do ketë gjithmonë tërheqje seksuale? Siç raportohet në Science.Mic, një studim i revistës Evolutionary Psychology Journal, ka risi interesante për faktorët që e bëjnë  të pamundur miqësinë mes djemve dhe vajzave. Studimi i realizuar në Normandi, ka zbuluar që burrat dhe gratë keqkuptohen thellësisht: ajo i interpreton sinjalet e tij të interesit seksual si miqësi, ndërkohë që ai i lexon sinjalet e saj të miqësisë si interes seksual.

Mund të tingëllojë stereotipike, por burrat e kanë seksin në kokë. Studiuesit e Norwegian University of Science and Technology kanë intervistuar 308 studentë nga 18 në 30 vjeç që i kanë pyetur për miqësitë, tërheqjet seksuale dhe eksperiencave që kanë pasur me leximin e sinjaleve të dërguara nga seksi tjetër. Rezultati ishte që burrat përgjithësisht mbivlerësonin interesin seksual të grave: të intervistuarat kishin qenë të keqinterpretuara nga miqtë meshkuj  mesatarisht 3.4 herë vitin e kaluar. Nga ana tjetër, femrat nënvlerësojnë interesin seksual mashkullor dhe pse në shkallë inferiore.

Studimi është në të njëjtën linjë me studimet e mëparshme: në 2009  Pacific and Asian Communication Association vuri re që burrave iu duken gratë më joshëse, në krahasim me vizionin që kanë gratë për ta.