Shqipëria pritet të luajë një miqësore me Norvegjinë më 6 ose 14 nëntor.
Burime të sigurta në institucionin e futbollit shqiptar thanë se është arritur një akord mes dy federatave dhe mbetet për t’u saktësuar vetëm data dhe vendi i zhvillimit të takimit.
Gjasat janë që të luhet më 6 nëntor në “Elbasan Arena”. Ndërkohë, FSHF po negocion edhe me homologë të tjerë, në mënyrë që Kombëtarja të luajë dy ndeshje miqësore në nëntor.





