Në fillim Italia, pastaj Bosnja. Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur një kundërshtar të denjë për miqësoren e 28 marsit. Tanimë është zyrtare në Elbasan Arena për testin që do të zhvillohet vetëm 4 ditë pas impenjimit zyrtar të eleminatoreve të Rusi 2018 me Italinë, do të vijë Bosnje Hercegovina e Edin Dzekos dhe Pjanic. Në këtë mënyrë De Biasi do të ketë mundësinë të shfrytëzojë edhe datën e dytë të lirë të Uefas për të testuar forcat e kuqezinjve përballë një kundërshtari të fortë dhe mjaft interesant që vec të tjerash do të shërbejë shumë për takiomet e ardhshme të Kombëtares në fushatën e eleminatorveve sidomos me Izraelin dhe Maqedoninë në transfertë.
Bosnja renditet në vendin e 28 në klasifikimin botëror të Fifa-s, dhe është një ekip me elemente mjaft teknikë në gjirin e saj, duke ofruar një test mjaft të rëndëshishëm për Shqipërinë, aktualisht skuadra që drejtohet nga Mehmet Bazdarevic, ndodhet në vendin e tretë në gruipin H të eleminatoreve të Botërorit ndërsa në takimet e saj të fundit ka fituar 2-0 me Qipron ndërsa ka barazuar 1-1 me Greqinë në transfertë ku helenët arritën të ekuilibronin shifrat vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes. Precedentët mes Shqipërisë dhe Bosnjës nuk mungojnë, interesant është faktio se kjo përfaqësuese ka zhvilluar pikërisht ndaj Shqipërisë në Tiranë ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare, ku kuqezinjtë u imponuan 2-0 në nëntor të vitit 1995, ndërjkohë që së fundmi ishte edhe rivale e shqipërisë në eleminatoret e Euro 2012 Bosnja barazoi 1-1 në Qemal Stafa ndërkohë që fitoi 2-0 në shtëpi.