DURRËS, 1 tetor 2014 – Federata Shqiptare e Futbollit po mendon të organizojë një miqësore legjendash me Serbinë,më 13 Tetor në Beograd, në përpjekje për të ulur sado pak tensionin e krijuar në prag të

takimit eliminator të kombëtares për Euro 2016.Në bashkëpunim me Federatën Serbe, në këtë miqësore brezash mendohet të luajnë legjendate futbollit mbarëshqiptar të vendosur përballë vendasve serbë. Nëse kjo ide do të marrë OKnga të dyja palët, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Partizanit të Beogradit, pra në të njëjtën fushë ku pritet të ballafaqohen kombëtaret e dy vendeve.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/