Një ditë para ndeshjes miqësore mes ekipeve shpresa të Italisë dhe Shqipërisë, trajneri i “axurrëve” të vegjël, Di Biaxho, vlerëson se “futbolli shqiptar është në rritje” dhe se ai pret një angazhim maksimal në këtë takim. Tekniku italian nuk nguron t’i bëjë elozhe edhe trajnerit Xhani De Biazi, duke thënë se ka “arritur rezultate të mëdha me ekipin A”.

Di Biaxho ka zbuluar edhe disa prej këkesave ndaj lojtarëve të tij për sfidën që pritet të luhet nesër në San Benedeto (ora 21:00). “Ngritja e futbollistëve, rregulli në fushë, loja, kurajoja, dëshira për të kërkuar dhe për të bërë gol, janë këto pritshmëritë nga testi kundër Shqipërisë që do të jetë e rëndësishme për të gjithë, të vjetër dhe të rinj”, ka thënë ai sipas portalit italian “tuttomercatoweb”.

Miqësorja zhvillohet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare që Kombëtarja U-21 do të luajë më 2 shtator dhe 10 tetor, respektivisht ndaj Greqisë dhe Izraelit.Shqipëria renditet aktualisht e dyta në Grupin 4 me 12 pikë në 8 ndeshje. Renditjen e kryeson Portugalia me 18 pikë. Trajneri Redi Jupi pritet të këtë mungesa në këtë ndeshje për faktin se disa prej lojtarëve nuk janë lënë të klubet ku ata aktivizohen me argumentin se data 10 gusht nuk është një datë e lirë e FIFA-s.