Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë për një përballje miqësore ndaj Ukrainës, takim që do të luhet duke nisur nga ora 20:45. Trajneri Sylvinho ka bërë publike formacionin zyrtar, ku vërehet një lëvizje në repartin ofensiv.

Nedim Bajrami e nis nga stoli, ndërsa vendin e tij në formacion e merr Armando Broja, i cili do të jetë titullar në sulm. Ndërkohë, Anis Mehmeti nuk është përfshirë sërish në zgjedhjet e para të stafit teknik.

Në mbrojtje ka një ndryshim të detyruar, ku Bujar Pllana pritet të bëjë debutimin e tij, për shkak të mungesave të Arlind Ajeti dhe Ardian Ismajli, të cilët janë jashtë për arsye dëmtimi.

Ukrainë 0-0 Shqipëri

Komenti Live:

17′ Yaremchuk godet me kokë dhe tund rrjetën, por goli anulohet për pozicion të parregullt.

6’ Kuqezinjtë kanë mundësinë të rrezikojnë me një goditje këndi, por harkimi i Laçit në shtyllën e dytë është shumë i fortë.

4’ Yaremchuk gjen hapësirë në të majtën dhe gjuan nga jashtë zonës, Strakosha pret në pozicion.

1′ Nis sfida në Valencia!