Në Antalia janë regjistruar skena aspak të hijshme për një ndeshje futbolli. Cukaricki dhe Alania kishin planifikuar të luanin sot një ndeshje përgatitore mes tyre, Por miqësorja përfundoi në një arenë të vërtetë boksi. Ndeshja ka qenë e ashpër dhe pas një faulli të shkaktuar në fushë kanë nisur edhe përleshjet. Një sherr masiv ka përfshirë skuadrat, teksa pjesë e dhunës u bënë si lojtarët ashtu edhe stafet përkatëse.

Megjithëse shpeshherë rusët dhe serbët kanë pasur marrëdhënie vëllazërore mes tyre, pamjet e sotme treguan krejt të kundërtën. Gjithçka nisi në minutën e 44-t të takimit dhe zgjati për afërsisht 15 minuta deri në momentin që u qetësuan përsëri gjakrat. Trajneri i Cukaricki-t më pas ka mbledhur ekipin e tij dhe është kthyer përsëri në hotel, duke e lënë miqësoren të papërfunduar.