Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Ennio Tardini” do të luhet miqësorja Shqipëri-Kili në orën 20:45.

Kombëtarja vjen në këtë sfidë me 8 ndeshje pa humbje, ndërsa Kili nuk ka patur një ecuri pozitive kohët e fundit.

Për Shqipërinë do të jetë hera e parë që luan me Kilin, e cila është para Copa America që do të zhvillohet në të njëjtën periudhë me finalet e Europianit.

Mësohet se deri më tani për këtë miqësore janë shitur 14 mijë bileta për përballjen Shqipëri-Kili.

Nga ana tjetër, në krahasim me kualifikueset e Europianit trajneri Sylvinho pritet të bëjë sonte disa ndryshime të detyruara në 11-she.

Strakosha në portë, Mihaj krah Gjimshitit në mbrojtje dhe dyshimi i vetëm në sulm. Cikalleshi ka më shumë kuota, por në disa seanca Sylvinho ka provuar Armando Brojën titullarë dhe nuk do ishte befasi nëse kundër Kilit zbret në fushë nga minuta e 1.