Dita e djeshme ka qenë shumë e rëndësishme për çiftin Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. Ata kanë festuar ditëlindjen e parë të Ajkës, vajzës së tyre. Më të lumtur se kurrë, ata i prekën ndjekësit me dedikimet e ndjera për vajzën, ndërsa në vazhdimësi të ditës zbuluan pak pamje nga festa gjigande dedikuar së voglës, por duke u kujdesur që imazhi i saj të mos publikohet.

Krahas urimeve përkatëse, Xhensila dhe Besi publikuan edhe foto të Ajkës nga momenti kur lindi, duke zbuluar si dukej e vogla një vit më parë. Megjithatë, publiku ishte shumë kurioz të dinte si duket ajo sot, 1 vit pasi erdhi në jetë.

Por pavarësisht përpjekjeve, gjatë festës imazhet e së voglës u publikuan nga të ftuarit dhe menjëherë kanë bërë xhiron e rrjetit.

Video dhe foto nga momente të ndryshme teksa Besi dhe Xhensila kërcenin me vajzën ose gjatë momentit të prerjes së tortës tashmë janë shpërndarë kudo.