Tre miqtë më të ngushtë të Austinit janë qenushët e tij, pa të cilët atë nuk e zë gjumi.

Ndërsa për shumë foshnja të tjera është e rëndësishme prania e nënës së tyre, për Austinin mjafton të jenë tre qenushët.

Austini dhe miqtë e tij janë kthyer në fotot që po bëjnë xhiron e botës në internet.

I vogli ka një miqësi aq të ngushtë me tre qenushët e tij, sa që edhe gjumin e bëjnë bashkë në një shtrat.

Mund të themi se ata janë moshatarë pasi Austini është 3-muajsh po aq muaj sa kanë edhe bulldogët e vegjël. 

Këto foto është vështirë të përshkruhen, kështu që është më mirë t’i shikoni.

Pamje të një ëmbëlsie dhe butësie të pashoqe janë ato të realizuara nga Cindy Clark, rritëse e qenve francezë të llojit bulldog.

Cindy ka realizuar një set fotografish të pazakontë me këlyshë bulldogu dhe nipin e saj Austin, vetëm 10 muajsh.

Vogëlushi është fotografuar duke fjetur mes qenushëve duke buzëqeshur e në disa pamje të tjera duke luajtur me ta.

Cindy shprehet se i vogli nuk ka asnjë rrezik prej kafshëve, madje shton se ata janë miq të mirë.