Komiteti Teknik i Ekspertëve po shikon mundësinë e vaksinimit edhe të fëmijëve nën 18 vjeç.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në rast sugjerimi nga grupi i specialistëve, vendimi do të marrë aprovimin edhe nga qeveria. Lidhur me ecurinë e vaksinimit kundër COVID-19 gjatë muajit të hapur, Rakacolli nuk mohoi se shifrat e deritanishme janë larg pritshmërive.

Vumë re që ka një lloj hezitimi, në një kohë që ishim përgatitur që të kishim numër të madh vaksinimesh në ditë”, vuri në dukje zëvendësministrja në intervistën dhënë për “A2 CNN”.

Ndërkohë, duke e vlerësuar si delikate situatën e krijuar nga varianti “Delta”, Rakacolli shtoi se shifrat vijojnë të mbeten poshtë niveleve që diktojnë nevojën e marrjes së masave shtrënguese.