2 dhjetor 2014 –  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi plotësimin e vendit bosh të ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani me kandidaten Mira Shehun, që pasonte në listën e qarkut të Vlorës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të znj. Luiza Xhuvani". "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  vendosi t’i japë mandatin e deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës ë listën shumëemërore të Partisë Socialiste të Qarkut Vlorë, znj. Mira Shehu”, – njoftoi KQZ.

Luiza Xhuvani dha dorëheqjen më 5 nëntor, pasi djali i saj u arrestua për vrasjen e katërfishtë në Tiranë.