21 janar 2015 –  Autopatrulla e policisë së Gaxeras (Gazerra) qytezë afër Venecias, ndërsa po patrullonte, u informua me telefon nga një qytetar për 4 persona të dyshimtë në zonë. Kur makina e policisë iu afrua katër personave në fjalë, ata ia mbathën vrapit.

Policët arritën të ndalonin 2 prej tyre. Njeri prej të ndaluarve ishte Miraldo Hoxhaj, 25 vjeç.

Ai rezultonte, që kohë më parë ishte dëbuar nga Italia nëpërmjet Aeroportit “Catullo” të Veronës. Amarildo e kishte të ndaluar të kthehej në Itali, pa leje nga Ministria e Punëve të Brendshme italiane. Meqenëse Miraldo kishte shkelur urdhër dëbimin, kuestori i Venecias nxorri një urdhër të ri dëbimi. Brenda së mërkurës 21 janar 2015, ai do të dëbohet drejt Shqipërisë nga aeroporti i Venecias.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/