19 janar 2015 –  Mirand Tatami, 35 vjeç, punëtor me dokumente të rregullta në Itali ndërroi jetë në një aksident automobilistik, rreth orës tre pas- dite të së hënës 19 janar 2015.

Tatami banon në qytezën e Civitela del Trontos në Provincën e Teramos.

Aksidenti ndodhi afër qytetit të Val Vibratës. Makina e të ndjerit u përplas me një autobus urban. Kur mbërrit ndihma e shpejtë, Tatami fatkeqësisht nuk jetonte më. Trupi i tij u dërgua në Spitalin e Sant Omero të Val Vibratës për të kryer autopsinë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/