Veç formave të saj, ajo për të cilën e admirojmë të gjithë super modelen australiane Miranda Kerr është edhe lëkura e saj si e bebeve.
Epo duket se Kerr është treguar shumë bujare, pasi ka ndarë me ne sekretin e bukurisë së saj. Mund t’ju duket e pabesueshme, por trajtimi që bën modelja për lëkurën e fytyrës së saj është ai me shushunja.
Po, po ajo i lë ato në fytyrë në mënyrë që gjallesat të thithin gjakun dhe më pas ai gjak lihet në fytyrë si një maskë për disa minuta. Kjo procedurë bën që lëkura të tërhiqet dhe të duket shumë më e re dhe më e rigjeneruar.