Kuvendi miratoi në orët e para të mëngjesit Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, pas diskutimeve të gjata në seancë plenare.
Në lidhje me këtë reagoi edhe ministrja, Elisa Spiropali, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale tha se është një instrument që ngre përfaqësimin Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës.
“Pas diskutimeve maratonë, në orët e para të mëngjesit, miratuam Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, një instrument thelbësor për ta ngritur edhe më tej përfaqësimin e Shqipërisë, në lartësinë e sfidave të kohës”, shkruan Spiropali.





