Kryeministri Edi Rama foli për miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura në një konferencë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë dhe kryebashkiakëve në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nuk mund t’ju jap askush leksione për qasjen ndaj mjedisit.

Ai theksoi se synimi tani është që mos t’i kushtohet rëndësi numrit të turistëve, por të ardhurave që sjell çdo turistë.

”Çfarë është bërë në Shqipëri këto 10 vite për t’i pastruar Shqipërisë fytyrën më bën që unë të them që askush nuk ka gojë që të na japi neve leksione për qasjen ndaj mjedisin, trashëgimisë kulturore ndaj të bukurës, shijes europiane dhe ndaj pastrimit të Shqipërisë ndaj çdo aspekt. Çështja është shumë e thjeshtë. Ne jemi përpara një sfide që është sfida e shekullit nga pikëpamja e politikës se çfarë do të bëjmë ne me turizmin. Numri i madh i turistëve është e mirë në një anë dhe e rrezikshme nga ana tjetër.

Vendet që kanë kuptuar që duhet të mos synojnë rritjen e numrave, por të synojnë rritjen e të ardhurave nga numrat, pra jo sa turistë sjell po sa sjell çdo turistë kanë investuar me një shpejtësi të arsyeshme tek cilësia e lartë, infrastruktura e mikëpritjes që sjell turistë që kosumojnë shumë dhe jo turistë me çantë me vete.

Për këtë duhet të kuptojmë ne nuk kemi mundësi të pafundme dhe eksperiencat kanë treguar se mes mbrojtjes dhe zhvillimit nëse është e duhura është sukses. Në këtë pikë meraku im nuk është se a dimë ne ta menaxhojmë këtë proces, por sa do arrijmë ne të krijojmë një profil institucional të Shqipërisë. Kjo nuk duhet të jetë cështja e një qeverie apo një kryeministri.

Në këtë aspekt kjo është arsyeja pse e quaj të pambyllur ciklin tonë qeverisës dhe pse ne duhet të bëjmë çmos që të garantojmë këtë progres. Ajo çfarë synojmë nuk ka lidhje me shkatërrime, por vetëm me livlersime të këtyre destinacioneve dhe plus të ardhura që i krijojnë mundësi shtetit që të mirëmbajë ato zona të cilat janë në kufijtë e atyre pikave ku mund të bëhen zhvillime të caktuara”, tha Rama.