Deputetja demokrate Ina Zhupa në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së ka folur për ligjin për Zonat e Mbrojtura, të miratuar një ditë më parë nga Kuvendi.

Zhupa u shpreh se Shqipëria është kthyer në një dhomë gazi dhe se ndërtimi në Tiranë dhe zona të mbrojtura është bërë i barabartë sa i takon dendësisë.

Ajo tha ndër të tjera se qasja e qeverisë ka ardhur duke u agravuar ndaj zonave të mbrojtura, ndaj ishte e prishtme që të miratohej ligji.

“Ne nuk mund të jetojmë duke e kthyer Shqipërinë në një dhomë gazi, ku presim çdo mushkëri të këtij vendi dhe e bëjmë të barabartë ndërtimin si në Tiranë dhe në zonat e mbrojtura. Pra e bëjmë Shqipërinë, nga vend i Shqiponjave në vendin e betonit.

Dhe ky është një dëm i cili nuk zhbëhet më. Deputetët nuk po votonin për të shkatërruar të ardhmen tonë, por edhe të brezave të ardhshëm, duke e kthyer Shqipërinë në një vend ku vdes kollaj.

Qasja e qeverisë ndaj zonave të mbrojtura ka ardhur duke u agravuar. Nuk ishte kjo një rrufe në qiell të hapur, ishte diçka që ne e prisnim, e dinim dhe vinte si rezultat i politikave të ndjekura ndër vite”, tha Zhupa.