Pas miratimit të ligjit që zyrtarizon përdorimin e shqipes nga parlamenti maqedonas reagoi presidenti i vendit Gjorge Ivanov.

Ai paralajmëron se sërish nuk do e dekretojë ligjin.

Ivanov e konsideroi votimin si të pavlefshëm pasi u krye në shkelje të rregullores parlamentare.

Po ashtu ligjin e miratuar e konsideron si anti-kushtetues pasi edhe në votimin e dytë nuk janë marrë parasysh vërejtjet e tij.

Por Kushtetuta detyron Presidentin që me votimin e dytë ta dekretojë ose ligji hyn në fuqi automatikisht.