11nëntor 2015 – Pas tre orësh debati e majta i ka bërë votat për të miratuar projektvendimin për parkingjet me pagesë të automjeteve në kryeqytet. LSI-ja, e cila fillimisht ishte skeptike dhe kërkonte ndryshime në disa pika, i bashkoi votat bashkë me PS-në për ta miratuar këtë projektvendim.

Kështu, projektvendimi është miratuar me propozimet e LSI-së, ku drejtuesit e mjeteve do të pajisen me një kartë rezidenti dhe nuk do të paguajnë për parkimin e mjetit në zonën e tyre të banimit, por vetëm jashtë saj, shkruan Panorama.

Më herët, kreu i grupit të këshilltarëve të LSI-së, Shezai Rrokaj, i cili tha në Këshill se do të votojë pro parkingjeve me pagesë por me disa ndryshime, ku kryesorja ishte që banorët të mos paguajnë.

/portali DurresLajm/