Këshilli i Ministrave ka miratuar sot amnistinë për të burgosurit, ku kategoritë që do të përfitojnë janë gratë, të miturit dhe të moshuarit.
Në një dalje publike, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se nga 56 gra të dënuara me burg, 28 prej tyre kanë fituar lirimin e menjëhershëm ndërsa për disa të tjera do të ketë ulje të dënimit me 1/3.
“Nga kjo amnisti përfitojnë një kategori të dënuarish që vlerësohet që për shkak të dënimit të mbetur ose veprës së lehtë për të cilën janë dënuar të lirohen para kohës së kryerjes së këtij dënimi. Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të të gjitha kritereve të vendosura nga 56 gra që vuajnë dënimin, përfitojnë lirim të menjëhershëm gjysma e tyre. Fitojnë lirinë 28 gra dhe përftojnë ulje me 1/3 e dënimit të mbetur 28 gra të tjerë. Përfitojnë 4 të dënuar të mitur që vuajnë sot dënimin dhe 2 të tjerë përfitojnë 2/3 e dënimit. Përfitojnë burrat që janë dënuar me dënim të formës së prerë deri më 2 vjet, vendim i formës së prerë deri në datën 30.9.2019 ose i kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënimd eri në 2 vjet burgim. Një kategori tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60 vjeç që nuk janë dënuar për veprat penale që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia.”





