Êshtë miratuar me shumicë votash nga mazhoranca në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi ligji i vetingut, që do bëjë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Opozita ishte e pranishme në mbledhje, por nuk mori pjesë në votim.
Komisioni miratoi në parim draftin e paraqitur nga EURALIUS për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pandeli Majko tha se në mbledhje pati debate dhe nervozizëm.
“Pati nervozizëm sepse po vazhdohet me mbulimin e interesave në aneksin kushtetues. Kemi pranuar të gjithë që në procesin e vettingut të jenë palë edhe ndërkomëbëtaret. Sot opozita insistoi për disa ndryshime të cilat do ti bëjë vetë publike. Opozita qendroi gjatë gjithë mbledhjes por nuk mori pjesë në votim. Ligji i vettingut u kalua me shumicë votash (mazhoranca)”.
Oerd Bylykbashi, tha per mediat se ky projektligj derivon rëndë nga Kushtetuta e miratur në 22 Korrik të 2016. Sipas tij projektiligji i miratuar sot është antikushtetues.
“Parlamenti i Shqipërisë, komisioni ad’hoc kishte një projektligj ku opinioni i PD tregonte problemet kushtetuese. Por nuk u miratuan sugjerimet e ngritura nga ne. Ajo që është po aq e rëndë është se pd edhe pse propozoi një numër të madh amendamentesh për një pjesë të ligjit, u hodhën poshtë pas asnjë lloj argumenti. Amendamentet e propozuara kishin qëllim që ky projektligj kaq i rëndësishëm të kthehej në binarët e kushtetuës dhe ndryshimeve të miratura në 22 Korrik. Pa ardhur në këto binarë ky projektligj është antikushtetues. Ne kemi shprehur votën tonë kundër për një seri nenesh. Ky ligj dervion rëndë nga Kushtetuta e miratuar në 22 Korrik”.
“Do të marrim hapa të tjerë lëgjislativë dhe kushtetues për të garantuar që ligji i vettingut të mos shmanget nga vullneti konsensual i 22 korrikut”, vijoi ai.
Ligji i Vettingut, zbulohen propozimet e PD-së për gjyqtarët e prokurorët
Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi u mblodh sot për të diskutuar projektligjin e “rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si projektligji i “Vetingut”.
Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej të hënën, por me kërkesë të demokratëve është shtyrë për ditën e sotme.
Njëkohësisht, po sot pasdite është njoftuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të vendosë për thirrjen e seancës së radhës plenare, në të cilën pritet të votohen projektligjet e paketës së Reformës në Drejtësi.





