Parlamenti i Republikës së Maqedonisë miratoi të enjten me 69 vota pro ligjin për gjuhën shqipe.

Ligjin e votuan partitë shqiptare dhe LSDM, ndërsa VMRO-DPMNE e cilësoi antikushtetues.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.