Komisioni për Çështjet Ligjore, miratoi sot me 15 vota pro propozimin e deputetes së PS-së, Ermonela Felaj për ndryshime ligjin për Komisionet Hetimore.
Sipas këtij projektligji, parashikohet që Komisionet Hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta.
Komisionet, sipas ndryshimit të ri, mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje
Në një prononcim pas miratimit të ndryshimit të ligjit, deputetja e PD-së tha se ligji u ndryshua në mënyrë të njëanshme.
“Nuk janë të gatshëm që të ndryshojnë ligjin për t’i dhënë hapësirë parlamentit, por e ndryshuan ligjin për ta bërë një instrument, që sa herë do qeveria të pengohet komisioni hetimor siç ka bërë deri më sot”, tha ndër të tjera Tabaku.