Është mbyllur seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë për diskutimin mbi buxhetin e vitit 2023 dhe paketa fiskale.
Projekt-buxheti është miratuar me 76 vota pro, ndërsa 41 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.
Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoji deri në orën 23:00, për të rinisur sot në orën 09:00.
Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë.
Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.
Seanca e djeshme u shoqëruar me debate të shumta e akuza nga opozita në drejtim të maxhorancës për situatën ekonomike dhe se ky buxhet nuk adreson problemet.