TIRANE, 9 prill 2013 – Këshilli Bashkiak miratoi sot me 29 vota pro, asnjë kundër vendimin për “Miratimin e detyrimeve financiare që rrjedhin nga granti i ofruar Bashkisë së Tiranës nga Shteti i Katarit për financimin e zbatimit të Projektit “Zgjatimi i Bulevardit verior dhe Rehabilitimin e Lumit të Tiranës” (Faza e Parë)”. Anëtarët e këshillit bashkiak që i përkasin opozitës, megjithëse ishin të pranishëm në sallë abstenuan.

Në fund të muajit pritet të nisin punimet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Qeveria e Katarit ka ofruar një grant prej 7 milionë eurosh për financimin e këtij projekti të rëndësishëm. Projekti ka përfunduar nga studioja “Grimshaë Architects” LLP, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar.

Në fillim të mbledhjes, Lulzim  Basha e cilësoi këtë moment si fundin e fazës përgatitore të këtij projekti dhe fillimin e punimeve për Bulevardin e ri.

 “Ky projekt hap padyshim një kapitull të ri në zëmrakun ekonomik të Shqipërisë. Vendosja e këtij aksi në këtë zonë, që sot është dendësisht e banuar, është një frymëmarrje ekonomike për të dhe përputhet edhe me investimet e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë, si Unaza e Madhe apo edhe aksin jug- veri në drejtim të rrugës Tiranë- Shkodër.”- theksoi Basha.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/