Me 104 vota pro 7 kundër dhe 2 abstenim, Kuvendi miratoi raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Ndërkohë që pritet edhe votimi nominal, me kuti, i deputetëve për shkarkimin e presidentit. Gjatë numërimit, një fletë rezultoi e pavlefshme.
Vendimi do i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.





