Me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar pasditen e sotme rezoluta anti-korrupsion e PS.

Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Të gjithë deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo rezolutë, që u diskutua sot në Kuvend, solli debate dhe kundërshti nga ana e opozitës.

Ndërsa mazhoranca shprehet se kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Vetë kryeministri ishte sot në Kuvend për të mbrojtur pr/rezolutën duke e bërë të qartë se komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme dhe ftoi opozitën ta votojë.

E ndërsa fliste deputetët e grupit të PD-së së Rithemelimit bënin zhurmë duke i rënë tavolinave.