Miratohet me 108 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim projektrezoluta “Mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”.
Ndërkohë, Kuvendi ka rrëzuar 3 dekrete të kthyera të presidentit Ilir Meta.
Konkretisht bëhet fjalë për ligjin “Për shtetësinë”; “Për pronat e paluajtshme të shtetit” të ndryshuar” dhe “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.
Po ashtu, është shkarkuar nga detyra ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe në vend të saj është emëruar Evis Kushi.





