Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, vendim për të cilin qeveria kisha njoftuar muaj më parë.

“Sot para jush prezantoj propozim vendimin për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, në mënyrë që të përditësohet tabela për pensionet. Do të rriten pensionet për familjet e dëshmorëve, për familjet

Për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, pensionet invalidore do të rriten të gjitha kategoritë me 20%, pensionet familjare pas vdekjes së personit invalid. Familjet e të zhdukurve civil, rritja do jetë me 20% për familjen me një të zhdukur dhe me më shumë, më shume se 20%.

Vlen të theksohet se 20% rritja do të jetë për pensionet e veteranëve njëjtë edhe për viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.