Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 3 punonjës pranë zyrës së Urbanistikës në bashkinë Vlorë.
Ata janë shtetasit R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe, me detyrë
Këta shtetas dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të shtetasit A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi A. I., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.





