Banoret e njësisë administrative të Kaçinarit në Mirditë kanë dalë në proteste, pasi ndërtimi i hidrocentralit në këtë zonë do të sjellë përmbytje të rruges që i lidh ata me qytetin e Rrëshenit.Kjo do të thotë izolim të fshatrave të kësaj zone, pasi janë më shumë se 3 km rrugë që do të përmbyten duke u kthyer në liqen. Sipas banorëve shenjat e para të përmbytjeve kosntatohen sa here që ka reshje, pasi me ndërtimin e diges së HEC-it përmbytet ura e cekajve, duke bllokuar lëvizjen për në këtë zonë.Banoret kërkojnë që të gjendet zgjidhje, duke kërkuar që të ndërtohet rruga tjeter që ti lidha ata me qendrën e qytetit, siç ishte premtuar më parë.
Në mbështetje të banorëve ka dalë edhe deputetja e Partisë Demokratike në Mirditë, Albina Deda. Ajo u shpreh se pushteti vendor dhe qëndreor i ka braktisur këta banore, duke mos ju dhënë asnjë zgjidhje. Janë 10 fshatra të kësaj zone të cilët izolohen nga bllokimi i rruges, ndërsa ende nuk ka një projket për ndërtimin e një rruge tjetere, ndonëse punimet për ndërtimit e hecit në këtë zonë janë drejt përfundimit.





