TIRANË, 14 gusht 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar të martën, 13 gusht 2013, ora 13:25:13 (GMT) ose ora 15:25:13 (koha e Shqipërisë) një tërmet të lehtë me magnitudë M=3.1, me epiqendër në thellësinë 7 km. Sipas departamentit të sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Universitetit publik Politeknik të Tiranës ngjarja tektonike është lokalizuar 3 km në vijë ajrore në perëndim të Kurbneshit, rrethi i Mirditës, qarku i Lezhës, në koordinatat 41.76°N, 20.05°E (shih hartën nr. 1 pika e kuqe). Më saktësisht, lëkundjet tokës kanë ndodhur në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit, në jug të fshatit Lëkundë të komunës së Selitës (shih foton satelitore dhe hartën nr. 2, shigjeta e gjelbër).

Info

Komuna e Selitës përfshin qendrat e banuara Kurbnesh, Lufaj, Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthellë e Sipërme, Kurbnesh Fshat, Mërkurth, Kumbull.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/