TIRANË, 18 shtator 2013 – Tërmet në mesnatë, 15 ditë pas një tërmeti të tillë në Klos të Mirditës. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 17 shtator 2013, ora 22:05:31 (GMT) ose më 18 shtator 2013 ora 00:05:31 (koha verore e Shqipërisë + 2 GMT) një tërmet të lehtë me forcë M=2, me epiqendër në thellësinë 6 km. Departamenti i sizmologjisë i Universitetit publik Politeknik të Tiranës e lokalizon ngjarjen tektonike në Klos, në koordinatat 41.88°V, 20.16°L (shih etiketën në hartën nr. 1, pika e kuqe), pothuajse në të njëjtat koordinata (41.88°V, 20.19°L), ku më 2 shtator 2013 kishte rënë një tërmet i lehtë (M=2,2). Nga identifikimi që ka bërë “Dyrrah”-u me google earth, koordinatat e dhëna i lokalizojnë lëkundjet tektonike 4 kilometra në vijë ajrore në jug të fshatit Klos të komunës Fan të rrethit tëMirditës, në shpatet e malit të Zebës me lartësi më të lartë 1 987 metra mbi nivelin e detit (shih hartën nr. 2, pika e kuqe dhe foton satelitore, shigjeta e gjelbër). Vendndodhja e tërmetit llogaritet në lartësinë rreth 1 400 metra mbi nivelin e detit.

Info

Komuna Fan përfshin fshatrat Klos, Shtrungaj, Bisakë, Fan, Zall-Xhuxhë, Katund i Ri, Konaj, Shëngjin, Petoç, Xhuxhë, Dardhëz, Thirrë, Sang, Hebë, Domgjon, Gjakëz, Munellë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/