TIRANE, 27 shkurt 2013– Drejtori i Zyrës për Zgjerimin në Komisionin Evropian Pier Mirel u takua me Ministren për Integrimin Evropian Majlinda Bregu. Zyrtari i Brukselit deklaroi se procesi i integrimit të vendit në familjen evropiane ka nevojë për konsensus sa më të gjërë mes aktorëve politikë.

Në vlerësimin e tij asistenca e Bashkimit Evropian në Shqipëri nuk ka qenë veç konsulencë dhe se BE ka dhënë grant 5 milion euro për vendin.

Ndërkaq, ministrja Bregu deklaroi se Nga viti 2007 Bashkimi Evropian ka investuar rreth 650 milionë euro me projekte në Shqipëri. “Nëse do të kishim marrë statusin e vendit kandidat, do të përfitonim më shumë fonde nga BE-ja”, theksoi Bregu sipas të cilës Shqipëria ka sot një rritje pozitive ekonomike. 

Bregu këmbënguli se opozita nuk kishte përparësi interesin kombëtar me qëndrimet që mbajti kundër tre ligjeve që kërkoheshin për integrimin.