Stafi që merret me rrjetet e tij sociale, është i vëmendshëm që para orës tetë rubrika të jetë postuar në faqe, me ndonjë foto, video promovuese apo ndonjë shkrim të mediave ndërkombëtare për Shqipërinë.

Mirëpo mbrëmë, pak pas mesnate, në profilin e kryeministrit Rama është publikuar ‘mirëmëngjesi’. Kjo ka nxitur reagimin e shumë ndjekësve të tij, të cilët i kanë kujtuar faktin se ende nuk ishte mëngjes.

‘MIRËMËNGJES, dhe me këtë përshkrim fantastik të Shqipërisë në mediat austriake, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruhej në postim.

Ndoshta e kanë planifikuar gabim orën dhe diçka ka çaluar me organizimin.

Po ndërkohë, në Facebook e kryeministrit kanë vërshuar komentet tallëse të qytetarëve për orën e pazakontë të urimit.