Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një përshëndetje me pamje nga bregdeti i Velipojës, ku katër persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

“Mirëmëngjesi nga Velipoja e dashur”, shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale, ku i menjëhershëm ka qenë reagimi i komentuesve, që i kujtojnë kreut të qeverisë ngjarjen e ndodhur në mesnatë.

“Vendose njëher të vetme gishtin në kokë, o kokë…Lëri fasadat po shiko sigurinë e qytetarëve”, shkruan një komentues.

“Përse nuk merr shteti një aksion për konfiskimin e të gjitha armëve pa leje“, pyet një tjetër komentues dhe pas disa minutash postimi është fshirë nga Facebook-u i kreut të qeverisë.