DURRËS, 20 tetor 2014– Shpeshherë trupi ynë i nënshtrohet stresit që e shkatërron atë në mënyrë të vazhdueshme. Ndaj organizmi ndjen nevojën që të pastrohet, sepse duhet rifituar forca dhe vitaliteti i nevojshëm. Këtu janë disa këshilla të rëndësishme që i shërbejnë pastrimit të trupi tuaj: Së pari, ju duhet të dini se agjërimi është absolutisht i gabuar, nuk sjell asnjë përfitim, ose më mirë: ngadalëson metabolizmin tuaj dhe ai në vend që të "kursejë energjinë", arrin efektin e kundërt. Së dyti, ushqim të mira për pastrimin dhe detoksifikimin janë: spinaq dhe brokoli. Një recetë e rëndësishme është: spinaq, karçof dhe hudhër, e cila detoksifikon dhe "çhelmon" mëlçinë. Gjë tjetër e këshillueshme është pirja e çajrave bimorë, të cilët kanë një pushtet të madh mbi detoksifikimin. Gjithashtu i rëndësishëm është dhe kosi, veçanërisht në qoftë se është i hollë. Tashmë dihet botërisht që konsumimi i ujit është “ilaçi më i mirë”! Dhe me të vërtetë është një mënyrë jetike për të eliminuar toksina dhe për të ndihmuar pastrimin e trupit. Ne nuk e ndihmojmë trupin tonë duke bërë atë që duam . Duhet të jemi të kujdesshëm për atë që hamë dhe në çfarë sasie. Secili prej nesh duhet të ndërgjegjësohet për rëndësinë primare që ka mirëqenia e trupit dhe përkujdesja e tij.
/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





