Salla “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë është mbushur me ngjyrat kuq e zi. Shqiptarët kanë mbushur sallën në pritje të kryeministrit Edi Rama i cili nis sot turin me diasporën.
Në një foto të publikuar në mediat greke një shqiptar mban në dorë një bluzë ku ka stampuar ku është protreti i kryeministrit njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ngjitur është mbishkrimi ‘Mirëserdhe’ dhe slogani i PS-së për turin e diasporës “Krenar për Shqipërinë” dhe “Vetëm përpara”
Takimi do të nisë në orën 11:00 me kohën lokale me performancat e këngëtarëve Era Rusi, Ylli Baka, Noizy. Më pas do të vijojë me fjalimet e Elisa Spiropalit, Blendi Klosit dhe në fund Kryeministri Edi Rama.