Pas një periudhe të gjatë qëndrimi larg skenës dhe muzikës, Miriam Cani ka ndezur sërish dritën jeshile për projektet e rradhës.
Menjëherë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Ameli, Miriami vendosi të largohet nga profesioni i saj.
Por kjo pauzë ka qenë e përkohshme. Para pak ditësh, Miriami ka publikuar disa foto që paralajmëruan se ajo ishte duke punuar për një produkt muzikor.
Dhe hamendësimet rezultuan të vërteta. Miriami sapo e vërtetoi këtë me anë të postimit nga një studio muzikore.