Miriam Cani e prezanton për herë të parë vajzën Ameli, thuajse 1 muajshe. Në një foto të publikuar me rastin e Krishtlindjeve, këngëtarja tregon të bijën e veshur si babagjysh.
“Mbizotrofte dashuria ne kete nate te shenjte dhe qofte bashkimi, paqja dhe ngrohtesia familjare si kjo e kesaj nate, ne te gjithe vitin”, shkruan Miriami.
Ameli është fëmija i parë i çiftit të këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj.