Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku do ta shohim atë së fundmi. E shkëputur prej kohësh nga ekrani për shkak të angazhimit me kohë të plotë ndaj vajzës së saj Amelias, Miriam ka vendosur të rikthehet sërish.

“Jam e lumtur të rikthehem në atë karrike tashmë për të dëgjuar e shijuar zërat e ëngjejve të vegjël #VoiceKidsAlbania”-shkruan ajo, duke na bërë të ditur që së shpejti këngëtaren do ta shohim në ekranin e Top Channel.