28 nëntor 2015 – Çifti simpatik i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të parë. Sot, lindi vajza e tyre, të cilën e kanë quajtur Ameli.

Lajmi është bërë i ditur nga Albani, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku tregon për lindjen e vajzës, duke postuar dhe këtë foto të dorës së vogël të vajzës.

“Ditën e lindjes së vajzës time e festojnë të gjithë shqiptarët! Nuk mund të isha një njeri më i lumtur në jetë. Nuk ka bekim më të madh se një fëmijë. Ameli ju uron të gjithëve Gëzuar Festën e Flamurit”.

/portali DurresLajm/