Jeta private e personave publik gjithnjë është në qendër të vëmendjes së fansave. E sikundër dihet që Miriami dhe Albani janë bërë me vajzë, fansat presin me padurim publikim e fotove të vajzës, Amelia.

Miriam Cani ka postuar sot një foto me të bijën teksa janë duke parë një film me kukulla, Emily Erdbeer. Me sa kuptohet personazhi i filmit do të jetë ndër shoqet e para të bukuroshes Amelia.

Amelia me 28 mars mbushi 4 muajshe dhe duket se është rritur, teksa qëndron në prehrin e Miriamit.